Epsiodi i sotëm i serialit “Doktori i Mrekullive” starton me sallën e operacioneve, Ferman dhe Tanxhu janë bërë bashkë në këtë operacion mjaftë të ndërlikuar.
Në ndërkohë gjendja shëndetësore e djaloshit 9 vjeçar përsëri është alarmante, Ali dhe Doruk po intervenojnë për rikthimin tij në stabilitet.
Siç duket gjendja e renduar e djaloshit te ri nuk shpëtim tjetër përveçse ndërhyrjes kirurgjike, Ali mendon se problemi është te vet shpina, ndaj duhet te largohen gjilpërat dhe të zëvendesohen me kafaz.
Ndonëse është rast emergjentë, Ali e bind edhe Dorukun që të shkojnë drejtë sallës së operacionit për ta shpëtuar djaloshin, natyrisht për operacionin njoftohet edhe Dr.Adil, që të shkoj sa me shpejtë që të mundet.
Të dy operacionet po vazhdojnë, ndërsa tek operimi i dytë i djaloshit 9 vjeçar tashmë i është bashkangjitur edhe Dr. Adil.
Operacioni me dy zemra përfundoi me sukses, po ashtu edhe i djaloshit 9 vjeqar, Ali frikësohet se Ferman do të tensionohet pasi që ky i fundit ka marr rastin e tij në dorë.
Tanxhu i thotë Fermanit se ne artikullin qe do të botohet emri yt do të figuroj, por Ferman si duket nuk do të pranoj.
Beliz thërret konferencë për media, ajo paraqet rastin e djaloshit 9 vjeçar para tyre, një trajtim shumë i kushtueshëm që sipas statistikave asnjë fëmijë nuk mund të jetojë me shumë se dy vite në rast të mos trajtimit me këto medikamente.
Para gazetarëve merr fjalë edhe nëna e djaloshit, ajo mbajti një fjalim tejet emocionues para tyre, por edhe Ali foli para gazetarëve ngase Beliz e etiketoi si arkitekt shërimi për djaloshin e ri.
Ferman u tensionua nga tërë kjo ngjarje, pasi sipas tij Ali i mori të gjitha meritat, ai i thotë Belizit se ka harruar se çfarë ka bërë për këtë spital.
Ali ndan historinë e tij me djaloshin 9 vjeçar, me pas ai i dhuron atij një nga librat e tij mjekësore dhe natyrisht djaloshi gëzohet.
Koleget e Nazël janë në hall, nuk din se si t’i tregojnë asaj pasi sipas tyre dhe Dorukut, Ali ka një të dashur të re.
Pas ndodhive të fundit me Aliun, Ferman i thotë Nazel se ka shumë gjasë që ti të bëhësh kryeasistente.
Ajçela ia thotë troç Nazël, Ali ka një të dashur të re.
Këto shtjellime dhe shumë ngjarje të tjera interesante, ju ftojmë të i ndjekim së bashku në episodin e rrallës se “Doktori i Mrekullive” vetëm ne ekranin e Klan Kosovës.
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lifestyle dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.