Sot tek Ora e Pasdites së bashku me Festim Arifin i njohur si Lyrical Son do të bisedohet më shumë rreth kohës dhe karantinimit të cilin po e kalon.
Se sa ishte e vështirë kjo periudhë kohore do të kuptojmë gjatë bisedës me të.
Ndërsa gazetarja Gentiana Qerimi, ju sjell një copë rrëfimi për jetën e këngëtares së ndjerë Shahindere Bërlajolli cila u nda nga jeta ditë më parë.
Rrëfimet e bukura nuk ndalojnë këtu sepse gazetari Kron Sadiku e sjell storien rreth prezencës së rrëqebullit në Malet e Sharrit, e dokumentuar për herë të parë në Kosovë.
Në një lidhje direkte do ta kemi gazetarin Ardian Gaxherri i cili na jep më shumë informata rreth perfromancës së këngëtarit Agon Tufa dhe koncertit të tij pa shikues.
Mos i harroni rubrikat e tjera kuriozitet, lajmet nga bota, me Lumin dhe Delinën, kuzhinën, e shumëçka tjetër në Ora e Pasdites nga 16:35 vetëm në Klan Kosova.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
SZ
SHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.