Një aeroplan i “Air India” u rrëzua pranë aeroportit në Ahmedabad.
Ja çfarë dihet deri më tani:
Në bord kishte 242 persona, përfshirë dy pilotë dhe 10 anëtarë të ekuipazhit të kabinës.
Nga pasagjerët, ishin 169 shtetas indianë, 53 shtetas britanikë, një shtetas kanadez dhe shtatë shtetas portugezë.
Aeroplani - një Boeing 787-8 Dreamliner – bëri një thirrje paralajmëruese për kontrollin e trafikut ajror pas ngritjes, por më pas nuk dha asnjë përgjigje.
Sinjali humbi sekonda pas ngritjes kur aeroplani kishte arritur 625 metra lartësi, sipas Flight Radar
Aeroplani u rrëzua në një zonë banimi pranë aeroportit, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.