Të hënën në Dhomat e Specializuara në Hagë ka dëshmuar ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Fadil Geci.
Ai u ftua nga prokuroria që të jap informacione lidhur me autorësinë e asaj që njihet si komunikata 59-të si dhe dëshmi të tjera që kanë të bëjnë në rastin e Thaçit dhe të tjerëve.
Sipas Gecit, kjo komunikatë pati pasoja negative për gjithë familjen e tij, pasi sipas tij, pas familjes Jashari, kanë tentuar që t’ia likuidojnë edhe atij familjen.
Gjatë dëshmisë së tij, Geci tha se disa nga ish-krerët e UÇK-së që janë prezentë në gjykatore, e kanë përçarë popullatën e atëhershme shqiptare.
Kronikë e zgjeruar nga Gresa Nitaj.
https://www.youtube.com/watch?v=ySOhCS9yo38
●●●
KKSHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.