Lajmet e fundit

Manchester City thuhet se është duke u interesuar që ta transferojë Achraf Hakimin në vend të Kyle Walker.
City dëshiron që ta forcojë edhe më shumë ekipin, pasi e fitoi tripletën, Ligën e Kampionëve, Premier Leaguen dhe FA Cup.
Walker po raportohet se do të transferohet te Bayerni dhe kështu “Qytetarët” e duan marokenin në vend të tij.
Walker nuk luajti titullar në ndeshjen e fundit të Cityt në finale ndaj Interit. Ai është i lidhur me shumë klube duke përfshirë edhe në Bayern.
Megjithëse, anglezi së fundmi thuhet se dëshiron qëndrimin në City dhe të zgjatë kontratën.
Hakimit i përfundon kontrata me PSG-në në vitin 2026, dhe kjo mund të vështirësojë gjërat për ekipin e Premier Leagues.
Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber.