Lajmet e fundit
Numri një i portës së qytetarëve është para nënshkrimit të një kontrate të re, me kushte të përmirësuara, pas paraqitjeve të mira këtë edicion

Manchester City është gati ta shpërblejë gardianin Ederson me nëj kontratë të re, pas paraqitjeve të mira në nisje të karrierës në Etihad Stadium.
Ederson kaloi tek Qytetarët nga Benfica verën e shkuar, duke nënshkruar kontratë pesëvjeçare, nga e cila përfiton 75 mijë euro në javë.
Por barziliani ka qenë një nga figurat kyçe të rrugëtimit të jashtëzakonshëm të skuadrës këtë vit, dhe klubi do ta shpërblejë me një kontratë të re.