Lajmet e fundit

Manchester City ka treguar forcë edhe në ndeshjen e xhiros së 11 në Premier League.
Skuadra e Pep Guardiola ka mposht Arsenalin me rezultat 3:1 në ndeshjen e zhvilluar në Etihad Stadium, përcjellë Klan Kosova.
Të kaltrit kanë avancuar vetëm pas 19 minutave lojë me anë të Kevin de Bruyne, rezultat me të cilin është përmbyllë edhe pjesa e parë.
Më pas për 2:0 është përkujdesur Sergio Aguero vetëm pas pesë minutave të para në pjesën e dytë. Alexandre Lacazette ngushtoi rezultatin në 2:1 dhjetë minuta më pas për të kthyer shpresat e topçinjve.
Por i riu Gabriel Jesus e vendosi takimin në minutën e 74-të kur realizoi për 3:1.
Pas 11 javëve Manchester City është lider i padiskutueshëm me 31 pikë, ndërsa Arsenal pozicionohet në vendin e gjashtë me vetëm 19 pikë të grumbulluara.