Lajmet e fundit

Manchester City i është bashkuar rivalit tjetër të qytetit, Manchester United në garën për anësorin e Barcelonës, Pedro Rodriguez.
Van Gaal e ka bërë atë synimin e kësaj vere pas transferimeve që ka bërë deri tash, por tash siç raportohet një gjë e tillë është vështirësuar pasi njëri nga drejtuesit e Citizens ka thënë se dëshiron transferimin e tij në Etihad Stadium.
22 milionë funta ishte vlera që ka ofruar United ka ofruar për spanjollin drejt Barcelonës.
Edhe vet lojtari raportohej se është pajtuar në parim me United, por që zyrtare nuk ka pasur asgjë deri tash, transmeton Klan Kosova.