Lajmet e fundit

Manchester City do t’i refuzojë ofertat nga Real Madridi për yjet e vet, sipas Manchester Evening News.
Nga Reali këtë verë pritet një verë e ngarkuar dhe ofensive sa iu përket transferimeve të reja, dhe thuhet se ata do t’iu shkojnë pas edhe disa lojtarëve të City-t.
Megjithatë, kampioni anglez do të mundohet t’i ruajë Leroy Sane-në, Kevin De Bruyne-n, Raheem Sterling dhe John Stones nga ‘kthetrat’ përvetësuese të skuadrës mbretërore.
Menaxhmenti i City-t pritet që t’i tregojë Madridit që yjet e skuadrës nuk janë në shitje për asnjë çmim.