Lajmet e fundit
Manchester City raportohet se ka refuzuar të ngritë më tej ofertën për të blerë mesfushorin e Liverpool, Raheem Sterling.

Citizens thuhet se nuk do të paguajnë çmimin që Liverpool e kërkon për të, prej 70 milionë euro.
Klubi i pasur ka paralajmëruar një verë të nxehtë në tregun e transferimeve, ndërsa edhe për Pogban kanë ofruar 100 milionë euro.
City për Sterling ka bërë dy oferta zyrtare të cilat janë refuzuar nga The Reds.