Lajmet e fundit
Manchester City raportohet se ka bërë plan që të dërgojë ofertën e fundit drejt Liverpool për futbollistin Raheem Sterling.

Pas refuzimit të dy ofertave të mëparshme nga The Reds tash oferta është rritur në 55 milionë euro për anglezin.
Sterling ka refuzuar që të nënshkruajë kontratën e re më klubin nga Anfield dhe ka qenë në qendër të vëmendjes së shumë skuadrave evropiane.
Me seriozët kanë qenë Citizens të cilët më çdo kusht dëshirojnë që të sigurojnë shërbimet e tij këtë afat kalimtar.