Lajmet e fundit

Manchester City ka trimfuar në finale të FA Cup, duke e mposhtur Manchester Unitedin me rezultat 2-1.
Golin e parë në ndeshje e shënoi Ilkay Gundogan, në minutën e 1’, me një goditje të bukur.
Ndërkohë, Djajtë e Kuq e barazuan rezultatin me anë të Bruno Fernandesit, në minutën e 33’, me anë të një penaltie. Kështu edhe u mbyll pjesa e parë.
Në pjesën e dytë, Gundogan realizoi edhe njëherë për ta dërguar sërish Cityn në epërsi.
Unitedi u mundua deri në fund të takimit të gjejë golin e barazimit, por pa arritur dot.
City e ka fituar këtë trofe për herë të shtatë në histori të klubit.
Qytetarët janë në garë edhe për një trofe tjetër, atë të Ligës së Kampionëve, ku do të përballen me Interin, në Stamboll, më 10 qershor. /Klankosova.tv.