Lajmet e fundit

Kampioni i Anglisë, Manchester City, do ta nisë mbrojtjen e titullit te Arsenali në vikendin e 11 dhe 12 gushtit.
Kjo do të jetë ndeshja e parë në Premier Ligë e Arsenalit, pa Arsene Wenger-in në krye, pas 22 vjetësh.
Ndërkaq, nënkampionet anglezë, Djajtë e Kuq, do ta presin në shtëpi Leicester City-n.
Finalisti i Ligës së Kampionëve, Liverpool, në javën e parë do të ketë punë me West Ham United, përderisa Chelsea luan te Huddersfield.