Lajmet e fundit

Manchester City pritet që të bëjë në janar transferimin e sulmuesit të Arsenal, Alexis Sanchez.
Lojtarët e Arsenal kanë mësuar se kiliani përfundimisht është lënë i lirë që të largohet, shkruan The Telegraph, përcjellë Klan Kosova.
The Citizens kanë dështuar që ta blejnë atë këtë verë për 60 milionë funta, por që trajneri Pep Guardiola nuk është dorëzuar dhe shpreson të nënshkruajë me të këtë sezonë.
Alexis do të jetë i lirë të negociojë me skuadra të tjera nga 1 janari dhe të nënshkruajë parakontratën për sezonin e ri.
Kontrata aktuale e Alexis me Arsenal, skadon më 30 qershor.