Lajmet e fundit

Pep Guardiola mund të provojë që ta transferojë Antoine Griezmannin këtë verë, pohon Diario Gol.
Kështu ai do t’ia prishte planet e Barcelonës që ka disa muaj që është vënë në kërkim të francezit.
Përderisa Harry Kane thuhet se është caku kryesor i Manchester City-t, Griezmann është opsioni i dytë i Pep Guardiolës, ndërkaq klubi nga Premier Liga mund ta shfrytëzojë Sergio Agueron si pjesë të marrëveshjes për të.