Lajmet e fundit

Manchester City ka barazuar 1:1 me Everton në javën e dytë të Premier Ligës.
Ishte Everton që befasoi vendësit duke shënuar përmes Wayne Rooney-t në minutën e 35-të.
Më pas, Kyle Walker u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë në minutën e 44-të, dhe kështu City shkoi në pjesën e parë në disavantazh në rezultat dhe formacion.
Sidoqoftë, goli i barazimit erdhi shtatë minuta para fundit të kohës së rregullt, kur Sterling tundi portën e Pickford.
Përpos në rezultat, skuadrat e përfunduan takimin baras edhe në kartonë të kuq, pasi që Schneiderlin i Everton u ndëshkua me të kuq në minutën e 88-të.
Me këtë barazim City dhe Everton kanë nga katër pikë në pozitat pesë dhe tetë.