Lajmet e fundit

Manchester City është gati që ta padisë Arsenalin pasi që ka dështuar ta transferojë Alexis Sanchez.
Kiliani ishte lidhur me një kalim në Etihad, por skuadra e Guardiolës dështoi që ta arrijë një marrëveshje me topçinjtë para përfundimit të afatit kalimtar.
City dhe Sanchez ishin të zemëruar, sipas Goal, dhe 28 vjeçari është betuar të mos luajë më për Arsenalin pasi që nuk arriti të largohej nga aty.
Sipas El Mercurio në Kil, City do të marrë masa ligjore ndaj Arsenalit për mos kompletimin e marrëveshjes, ndonëse raportohej se klubet ishin pajtuar për një transferim 60 milionë funtesh.