05.11.2015 · përditësuar para 3923 dite1 min lexim
Te Manchester City nuk janë të interesuar për marrjen në formë huazimi të Andrea Pirlos.
Burime pranë klubit anglez mohuan zërat se Manuel Pellegrini dëshiron veteranin Italian në markaton e Janarit.
Pirlo luan për New York City-n, dhe sezoni i tij me skuadrën amerikane ka përfunduar, pasi ekipi nuk siguroi kalimin në Play-Off.
Kohët e fundit ka pasur spekullime për një kalim të mundshëm të mesfushorit në Premier League, megjithatë Citizens hodhën poshtë lajmet për transferimin e lojtarit në “Etihad Stadium”.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
K
SHKRIMI NGA
KLANKOSOVA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.