Skuadra angleze Manchester City arrit që me sukses të depërtoj në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve kundër ekipit gjerman Bayern Munchen.
Me këtë rast ata e bënë edhe një arritje në kuadër të kësaj gare transmeton klankosova.tv.
City bëhet ekipi i tretë nga kampionati anglez që arrijnë në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve në tri sezon rresht bashkë me Chelsean dhe Manchester United-in.
Në anën tjetër sulmuesi Erling Halaand e ka humbur penalltinë e parë në 16 tentimet e fundit në të gjitha garat.
Herën e fundit ai kishte dështuar nga pika e bardh sa ishte te Borussia Dortmund në vitin 2021 kundër Union Berlinit.
Por norvegjezi sa i përket shënimit të golave shënjestër të tij e ka Bayernin e Munchen-it.
Që nga viti 2020 kur u ballafaqua për herë të parë me bavarezët ai është futbollisti që i ka shënuar më së shumti gola deri më tani 6.
Në formë të shkëlqyer është edhe mesfushori i Manchester Cityt, Kevin Bruyne.
Belgu ka asistuar 23 herë gjatë këtij sezoni në të gjitha garat që është më së shumti ndonjëherë për një futbollist të Citizens dhe 5 më shumë se çdo futbollist në top 5 liga evropiane.
Pas tij është Lionel Messi me 18 asistime.
●●●
NSSHKRIMI NGA
Naim Selmani
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.