Lajmet e fundit
Skuadra e sheikëve mund të trondis tregun me një super-ofertë për Paul Pogba.

Manchester City mund të jetë duke përgatitur një ofertë rekord për të siguruar shërbimet e Paul Pogba.
‘Citizens’ mund të kenë kundërshtar të fortë për këtë transfer, por oferta e tyre e majme prej 346,000 euro në javë mund t’u siguroj shërbimet e francezit.
Pogba veç këtyre dy ekipieve po kërkohet edhe nga dy gjigandët spanjoll, Barcelona e Real Madrid. Juventus po mundohet ta vonojë ikjen e pashmangshme të tij nga Torino, deri pas Euro 2016, me shpresë se një performancë e mirë e tij do t’ia ngrisë vlerën në treg.
Sidoqoftë, kampionët e Italisë kanë filluar të mbushin hapësirën që mund të lë francezi, duke transferuar mesfushorin defansiv Sami Khedira.