Lajmet e fundit
100 milionë euro për Pogban. Kjo është oferta që i ka bërë Manchester City italianëve të Juventusit.

Juventus po lufton me gjithçka ka për ta mbajtur në skuadër yllin francez, Paul Pogban.
Një ofertë e çmendur nga Barcelona që ofronte 80 milionë euro për fantazistin e ri u refuzua pa u shqyrtuar fare nga drejtuesit e klubit italian, transmeton Klan Kosova.
Madje Beppe Marotta, për të zhbërë ofertuesit, dha një deklaratë determinuese, ku tregonte se torinezët janë të vendosur që të mos pranojnë asnjë e ofertë për Pogban.
Por, sheikët e Manchester City-it nuk e kanë ndërmend të heqin dorë.
Sunday Mirror shkruan se Qytetarët mund të ndryshojë mendjen e drejtuesve italian.
Klubi anglez është i gatshëm të thyejë rekord në tregun e transferimeve, duke e blerë Pogban për 100 milionë euro.