Lajmet e fundit

Manchester City e ka mposhtur Stoke City 4-1 në ndeshjen e xhiros së dytë të këtij edicioni të Premierligës.
Kun Aguero realizoi dy gola kurse Nolito shtoi dy të tjerë për ekipin e Pep Guardiolës.
Kurse, Bojan Krkic nga penalltia e realizoi golin e vetëm për vendasit që u paraqitën pa Xherdan Shaqirin e lënduar.
Manchester City ka gjashtë pikë nga dy ndeshje të luajtura në këtë edicion të Premierligës.