Lajmet e fundit

Sergio Aguero nuk do të mund t’i ndihmojë Manchester Cityt në ndeshjen e parë të Champions League kundër Juventusit që zhvillohet në Etihad Stadium.
Argjentinasi kishte pësuar lëndim në nyje në ndeshjen kundër Crystal Palace kësaj të shtune.
Mungesën e tij e ka konfirmuar edhe trajneri Pellegrini, shkruan BBC.
“Shpresoj që ai të bëhet mirë deri në fundjavë por duhet të presin të shohim rezultatet nga fotografimet”.
Lajm i mirë për Citizens është se Sterling është i gatshëm për ndeshjen e së martës që fillon nga ora 20:45, transmeton Klan Kosova.