28.01.2016 · përditësuar para 3838 dite1 min lexim
Frikë për Kevin de Bruyne në gjysmëfinalen e kthimit të Kupës së Ligës në Angli mes Manchester United dhe Evertonit, që përfundoi me fitoren 3-1 të Citizens.
Mesfushori belg, i hedhur në fushë nga trajneri Pellegrini në minutën e 66-të në vend të Sergio Agueros, u detyrua të dilte para kohe nga fusha pas një dëmtimi të rëndë që pësoi në gju.
24-vjeçari përdori edhe maskat e oksigjenit për shkak të dhimbjeve të të forta, që lanë të kuptohej se bëhej fjalë për një problem shumë serioz.
Fillimisht u dyshua për këputje të liagementit të gurit, por menaxherri i futbollistët një ditë më pas u shpreh se fatmirësisht situata nuk është shumë serioze, cka do të dhotë se rikthimi në fushë i De Bryune do të jetë i shpejtë.
Sipas tij mendohet se ka vetëm një përdredhje të gjurit dhe kaviljes, gjithsesi diognoza e saktë do të jepet pas ekzaminimeve me të sakta mjekësore.
De Bruyne realizoi golin e 2-1 në minutën e 70-të, ndërsa 6 minuta më pas asistoi Sergio Agueron për finalizimin që vulosi shfrat në 3-1, ndërkohë që ndeshje e parë e luajtur në Googdison Pak kishte përfunduar me fitoren 2-1 të Evertonit.
Në finale të Kupës së Ligës, ose sic njihet ndryshe Capital One Cup, Manchester City do të përballet me Liverpulin.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
K
SHKRIMI NGA
KLANKOSOVA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.