Lajmet e fundit

Manchester City ka shënuar fitore ndaj Chelseat, me rezultat minimal 1-0, në xhiron e parafundit në Premier League.
Golin e vetëm për Qytetarët e realizoi Julian Alvarez në minutën e 12’.
Alvarez shënoi edhe njëherë në pjesën e dytë, por që goli i tij u anulua nga VAR-i.
Kështu City ka 88 pikë të grumbulluara nga 36 ndeshje, teksa u shpall kampion edhe matematikisht gjatë pasdites së të shtunës, pasi Arsenali pësoi humbje në udhëtim te Foresti. /Klankosova.tv.