Manchester City ka fituar ndaj Burnleyt në xhiron e gjashtë të Premier Ligës.
Maxime Esteve i Burnleyt shënoi dy autogola, 12’, 65’, teksa Matheus Nunes realizoi një e Erling Haaland dy në të mirë të Qytetarëve. Ndërkaq, për Burnleyn shënoi Jaidon Anthony.
Në anën tjetër, Chelsea po fitonte 1:0 ndaj Brightonit me golin e Enzo Fernandezit, por në dy xhiro me radhë ata pranuan një karton të kuq.
Këtë herë fajtor ishte Trevor Chalobah kur u skuq në minutën e 53-të.
Danny Welbeck shfrytëzoi këtë penalizim dhe gjeti golin e barazimit për mysafirët në minutën e 77-të, teksa Maxim De Cuyper ia solli fitoren klubit mysafir me golin e tij në minutën e dytë shtesë, e atë e vulosi Welbeck me golin e tij të dytë në minutën 90+10'.
Pas gjashtë javësh, City zë vendin e pestë me 10 pikë, e Chelsea të shtatin me shtatë sosh.
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.