Lajmet e fundit
Martin Demichelis: E kemi kualitetin e nevojshëm, dhe jemi një grup i mirë lojtarësh, prandaj duam që këtë energji ta tregojmë edhe në fushë këtë sezon. Po, ne jemi favoritët.

Manchester City janë favorit për ta fituar Premier Ligën e sivjetme, ka thënë qendërmbrojtësi i kësaj skuadre, Martin Demichelis, shkruan Goal.com, transmeton Klan Kosova.
Duke folur për Sky Sports, argjentinasi tha se “çdo vjet e më shumë ka ekipe që përfshihen në luftën për titullin kampion. Por ajo që duam ne është, t’i mposhtim ata, sepse e dimë se ekipe si Chelsea, United e Arsenal do jenë aty, nëse jo ne”.
“Do luftojmë kundër tyre, dhe ne pretendojmë të fitojmë”.
“Po, ne jemi favoritët”.
“E kemi kualitetin e nevojshëm, dhe jemi një grup i mirë lojtarësh, prandaj duam që këtë energji ta tregojmë edhe në fushë këtë sezon”.