Lajmet e fundit

Manchester City e shënoi fitoren e dytë brenda pak ditësh kundër Chelseat.
Skuadra e Pep Guardiolës, fitoi me rezultat 4:0 në kuadër të FA Cup.
"Citizens" e kanë kryer punën në pjesën e parë ku shënuan hiç më pak se tre gola.
Riyad Mahrez e hapi serinë e golave në minutën e 23-të, kurse Julian Alvares shënoi nga pika e penalltisë pas shtatë minutash. Phil Foden në minutën e 38-të e thelloi epërsinë e vendasve.
Mahrez shënoi edhe njëherë në pjesën e dytë për të vulosur fitoren. Algjeriani u tregua i saktë nga penalltia në minutën e 85-të.
Kundërshtari i radhës i skuadrës së Guardiolës do të mësohet pas shortit, njofton Klankosova.tv/Klankosova.tv