Lajmet e fundit

Është mbyllur pjesa e parë në mes Manchester Cityt dhe Bayernit, në kuadër të çerekfinales së parë në Ligën e Kampionëve.
Qytetarët janë duke fituar me rezultat 1-0, me golin e bukur të Rodrit, i cili e realizoi në minutën e 27’.
Bayerni u mundua që ta gjejë golin e barazimit, por nuk ishin të saktë në fazën e sulmit.
Rastin më të mirë nga Bayerni e pati Leroy Sane, në fund të pjesës së parë, i cili me një goditje të fortë u mundua ta befasonte portierin e Cityt, por që topi shkoi krah shtyllës.
https://twitter.com/i/status/1645871479291092992