Lajmet e fundit

Trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola, po shpreson që klubi i tij ta transferojë mbrojtësin e ri, Lucas Halter, raporton mediumi anglez, The Mirror, përcjell Klan Kosova.
Halter mbush 18 vjet muajin e ardhshëm, dhe është pjesë e formacionit të parë të ekipit brazilian, Atletico Paranaense.
Ai po ashtu llogaritet si një prej prospekteve më të mira defensive të Brazilit.
Përpos kampionit më të ri të Anglisë, interesim për 17 vjeçarin kanë shpallur edhe dy gjigantët tjerë evropianë, Atletico Madrid dhe Roma.