Lajmet e fundit

Rivalët e Manchesterit, United dhe City, do të luftojnë me njëri-tjetrin për transferimin e yllit të Lazios, Sergej Milinkovic-Savic, sipas Daily Record.
Mesfushori vlerësohet se kushton 80 milionë funte, dhe ka ngjallë krahasime me Paul Pogbën, pas performancave të tij të këtij stinori.
Për të janë të interesuara top klubet nga Evropa, ndërkaq Jose Mourinho po ashtu ka bërë të ditur se është i interesuar që ta transferojë një mesfushor.
Në anën tjetër, edhe Pep Guardiola i Qytetarëve po ashtu është interesuar se a është në dispozicion futbollisti serb.