Lajmet e fundit

Manchester City dhe Newcastle United po e përcjellin nga afër futbollistin e Penarol, Facundo Pellistri, sipas raportimeve nga Daily Mail.
Thuhet se Qytetarët tashmë e kanë dërguar një skaut me kohë të plotë në Uruguai, për ta përcjellë nga afër dhe intensivisht 18 vjeçin i cili është nën menaxhimin e ish-yllit të Manchester United, Diego Forlan.
Lojtari i Penarolit e ka marrë vëmendjen e Real Madridit dhe Atletico Madridit, mirëpo gara për sigurimin e shërbimeve të tij vetëm sa po shtohet.