Lajmet e fundit

Manchester City ka arritur një marrëveshje në parim për të nënshkruar me mesfushorin e Shakhtar Donetsk, Fred.
Goal ka mësuar se liderët e Premier Ligëës do të derdhin 44.5 milionë funte në arkën e klubit ukrainas për shërbimet e brazilianit.
Besohet se të gjitha palët janë pajtuar për transferimin e tij, ndonëse ende asgjë nuk është nënshkruar zyrtarisht.
Ish-mesfushori i Arsenalit, Gilberto Silva, është njëri nga përfaqësuesit e Fredit, dhe ka ndihmuar që kjo marrëveshje të arrihet.