Lajmet e fundit

Manchester City janë afër transferimit të mesfushorit të Atletico Madrid-it, Saul Niguez, raporton ESPN.
Pohohet se Pep Guardiola e ka identifikuar 24 vjeçarin si pasues afat-gjatë të Fernandinho-s, pasi nuk arriti ta transferojë Frenkie de Jong i cili vajti te Barcelona.
Po ashtu Barça kanë qenë të interesuar në Saul-in, por supozohet se kanë hequr dorë nga gara pasi kanë dëgjuar që City ka bërë hapa më serioz.