Lajmet e fundit

Manchester City është afër që ta transferojë mesfushorin e Leicester City-t, Riyad Mahrez, raporton Manchester Evening News.
Algjeriani, që u shpall kampion i Anglisë me këtë skuadër më 2016, ka kohë që nuk po ndjehet si më parë te Dhelprat.
Ai madje kishte bërë kërkesë për transferim në janar, por kalimi i tij te City nuk ishte realizuar.
Ndërkaq tani, Qytetarët do ta bëjnë një tjetër përpjekje për transferimin e tij, me një shumë në vlerë prej 60 milionë funtesh.