Lajmet e fundit
Qytetarët janë pranë transferimit të asit algjerian të cilin dështuan ta blejnë në dimër, ndërsa përcjellin edhe një tjetër yll - anësorin e gjigantit nga BayArena

Manchester City po shpreson ta kompletojë transferimin e asit të Leicester City, Riyad Mahrez, deri në fund të kësaj jave.
Skuadrat janë pajtuar që Mahrez të kalojë në Etihad Stadium, ndërsa struktura e pagesave duhet akoma kohë të dakordësohet mes tyre.
Algjeriani pritet që t'u kushtojë Qytetarëve rreth 86 milionë euro, ndërsa Pep Guardiola po e përcjell edhe anësorin e Bayern Leverkusen, Leon Bailey.