Lajmet e fundit
Në Manchester janë të bindur për realizimin e këtij transferimi.

Manchester City është gati të bëjë çmendurinë e radhës në këtë merkato vere.
Drejtuesit e Citizens janë gati të shpenzojnë 45 milionë funte për sulmuesin e Wolfsburgut, Kevin de Bruyne.
Një ofertë e tillë vështirë se do të mund të refuzohet nga klubi gjerman, që mund ta zyrtarizojë gjatë javës shitjen e sulmuesit belg.
Në Manchester janë të bindur për realizimin e këtij transferimi, aq sa po aludojnë për debutimin e 24 vjeçarit në javën e dytë të Premier Leagues kundër Chelseat, skuadrës ku De Bruyne nuk arriti të linte gjurmë para se t’u bashkohej Ujqërve në Bundesligë.
Trajneri i Chelseat, Jose Mourinho, e justifikoi shitjen e De Bruyne duke u shprehur se lojtari nuk u përshtat në futbollin anglez, por te City janë të bindur se belgu ka fituar shumë eksperiencë me Wolfsburgun dhe se do të shpërthejë edhe në Premier League, duke e ndihmuar formacionin e Pellegrinit që të fitojë titullin kampion.
Sipas Daily Star, De Bruyne do të nënshkruajë një kontratë 6 vjeçare me Citizens nga e cila do të përfitojë 140 mijë funte në javë.