Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku ka nderuar dëshmorit e kombit.
Në Ditën e Dëshmorëve të Kombit, Çitaku kujtoi me nderim të thellë të gjitha ato gra dhe burra që, me sakrificën e tyre, mbajtën gjallë flakadanin e lirisë ndër shekuj, transmeton Klankosova.tv.
“Ata janë themeli mbi të cilin qëndrojmë, kujtesa që na udhëzon dhe amaneti që na obligon të ecim përpara me dinjitet. Lavdi e përjetshme dëshmorëve të kombit!”, ka shkruar ish-deputetja.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.