Humoristi i njohur kosovar, Rasim Thaqi-Cima, vdiq mëngjesin e së premtes pas një ataku kardiak që e pësoi gjatë kohës kur ishte i shtritë në repartin intensiv të Klinikës Infektive.
Aty qëndroi për 13 ditë ngase pasojat post-kovidiane ia kishin rënduar gjendjen. Vdekjen e tij e përjetuan rëndë familjarët, por edhe miqtë e bashkëpunëtorë të tij.
Ikona e humorit shqiptar njihej për skeçet e tij me ‘Treshi Përsheshi’ krah Qumilit dhe Lecit.
Sipas familjarëve, ikona e humorit kosovar ishte zakonisht shumë i kujdesshëm ndaj virusit.
Këtë e la edhe si ‘amanet’ në një postim në Facebook të shkruar ditë më parë: “Ju lutem respektoni masat sa më shumë.”
I ndjeri jetonte në Prishtinë, derisa me prejardhje është nga fshati Vukovc i Drenasit, ku edhe do të varroset të shtunën në ora 13:00.
https://www.youtube.com/watch?v=y9SRdFgOYBc
●●●
EVSHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.