Cillian Murphy është zgjedhur aktori më i mirë në festivalin "Bafta Awards 2024".
Ai këtë çmim e mori me rolin e tij në filmin "Oppenheimer".
Murphy në fjalimin e tij derisa e ka pranuar çmimin e ka falënderuar regjisorin Christopher Nolan dhe producenten Emma Thomas.
“Faleminderit që patë diçka tek unë që nuk e pashë tek vetja”, tha Murphy.
Për aktorin më të mirë në garë ishin:
Bradley Cooper - Maestro;
Colman Domingo - Rustin;
Paul Giamatti - The Holdovers;
Barry Keoghan - Saltburn;
Cillian Murphy - Oppenheimer;
Teo Yoo - Past Lives, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.