Lajmet e fundit

Granit Xhaka të shtunën është parë duke u fotografuar në fanellën e Arsenalit, në London Colney.
Kjo është edhe konfirmim se ai në sezonin e ri do të luajë në fanellën e The Gunners, edhe pse ende nuk janë bërë të ditura detajet e marrëveshjes mes klubit nga Londra dhe Borussia Moenchengladbach.
Para pak ditëve ishte dilemë nëse Xhaka do të transferohej në Emriates Stadium, ose jo, por tash një dilemë tjetër është se me cilin numër do të luajë ai në Premier League.
Që nga fillimi i karrierës së tij futbollisti nga Kosova është përfaqësuar me numrin 34 dhe në vazhdimësi ka treguar se dëshiron që këtë numër ta bartë në shpinë.
Edhe në Basel, edhe në Moenchenglabach ka luajtur me këtë numër, por që në Arsenal, këtë e bartë Coquellin, të cilit Xhaka si në shaka, para transferimit i ka kërkuar që të ia lë të lirë atë dhe ai të merr një tjetër, transmeton Klan Kosova.
Mbetet të shihet në vazhdim, nëse Coquellin do ta ndërrojë numrin e fanellës, për të ia lënë të lirë Xhakës, 34-shin.