Lajmet e fundit

Dhaka aktualisht konsiderohet qyteti më i zhurmshëm në botë , sipas të dhënave të Programit të Kombeve të Bashkuara për Mjedis (UNEP), ky qytet i Bangladeshit ka një nivel mesatar të zhurmës prej 119 decibel.
Ndërkaq, niveli i zhurmës mbi 70 decibel, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, mund të çojë deri në humbjen e dëgjimit.
E përveç zhurmës, Dhaka është renditur gjithashtu si një nga qytetet më të këqija në botë sa i përket cilësisë së jetës.
Vendin e dytë për nga zhurma e zë Moradabadi, qytet ky në Indi.
Ankesat më të mëdha që policia merr nga banorët e këtij qyteti janë për muzikën me zë të lartë që shkaktohet nga dasmat.
Në këtë qytet, gjatë vitit 2021, më shumë se 14 mijë qytetarë raportuan për zhurmë, mesatarisht për një ditë pati 40 ankesa.
Islamabadi është qyteti i tretë më i zhurmshëm në botë, në nivel mesatar të zhurmës 105 decibel.
Kryeqyteti i Pakistanit, dikur quhej Shehr-e-Khamoshan, që përkthehet si “Qyteti i Heshtur.”
Por me rritjen 100% të popullsisë në 20 vitet e fundit, të cilët e rritën nivelin e zhurmës, ky nuk mund të konsiderohet si qytet i heshtur.
Fronin për nga zhurma e mban Bangladeshi, këtë herë me qytetin Rajshahi, i cili në këtë listë radhitet i katërti.
Sipas OKB-së, zhurmën më të madhe këtu e shkaktojnë veturat dhe trenat e si përgjigje për ta, autoritetet kanë nisur të shqiptojnë gjoba për përdorim të tepruar të borisë.
Vietnami ka një popullsi prej 12 milionë banorë, 7.5 milionë prej të cilëve ngasin motoçikleta. Zhurma e madhe e këtyre makinerive me dy rrota e ka radhitur Vietnamin si qytetin e pestë më të zhurmshëm në botë.
Po cilat janë qytetet më të zhurmshme në rajon?
Tirana bën më së shumti zhurmë ditën dhe natën në Shqipëri, ndërsa në Maqedoninë e Veriut qyteti i Kumanovës.
Ndërkaq, shteti më i qetë në botë është Zvicra.