Lajmet e fundit

2550 kontrata njëburimore janë nënshkruar vetëm gjatë qeverisjes së Albin Kurtit.
Kjo shifër alarmante, sipas deputetë së LDK-së, Hykmete Bajrami po i kushton shumë demokracisë e ekonomisë së Kosovës, raporton Kiks Kosova.
Madje sipas Bajramit, kontratat e negociuara apo njëburimore, qeveria po i jep pa aprovimin e organit që mbikëqyrë këto kontrata, Komisionin Rregullativ të Prokurimit Publik.
Kjo situatë, ku përfituese përmes kontratave njëburimore është i preferuari i ndonjë ministri apo zyrtari të shtetit, sipas deputetes, jo vetëm që e dëmton buxhetin, por ka humb edhe besimin e bizneseve.
Edhe foltorja e Kuvendit të Kosovës nuk i kishte kryer punë Hykmete Bajramit si dhe pjesës tjetër të opozitës, për të ndaluar këtë formë të korrupsionit.
Ndonëse tregoi se ishte akuzuar nga Vetëvendosje sa ishte ministre në disa ministri për përdorimin e kontratave njëburimore, Bajrami mohoi një gjë të tillë.
Gjithçka tjetër mund të gjeni në kronikën e mëposhtme të Kiks Kosova: