Në konferencën e përditshme për media në DokuFest, drejtori artistik i festivalit, Veton Nurkollari, i ka uruar mirëseardhje një grupi regjisorësh të cilët ishin prezent për t’i prezantuar filmat e tyre.
Këta regjisor ishin Kristen Johnson, Ognjen Glavoniv, Fisnik Maxhuni dhe Issa Touma, njofton Klan Kosova.
Në mesin e dyzet filmave që do shfaqen sot, do të shfaqen edhe dy filma nga regjisorja Johnson,” The Above” dhe “Cameraperson” të cilët do të shfaqen në Kino Klubi nga ora 16:00.
Kurse filmi “Depth two”, i regjisorit serb Ognjen Glavonic sjell një kënvështrim tjetër të luftës së vitit 1999.
Filmi i regjisorit shqiptar, Fisnik Maxhuni përshkruan punën e një trafikanti njerëzish mes Serbisë dhe Hungarisë.
Kurse filmi i fundit i prezantuar sot ishte nga regjisori Issa Touma i cili trajton luftën në Siri dhe quhet “9Days – from my window in Aleppo”.
●●●
DGSHKRIMI NGA
Donika Gashi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.