Lajmet e fundit

Të mërkurën në emisionin “DPT te Fidani” me Fidan Jupollin në Klan Kosova e ftuar është Donika Gërvalla, kryetare e Partisë GUXO. Në pjesën e intervistës kryesore do të flasim për zgjedhjet e jashtëzakonshme që do të mbahen këtë të diele, më 28 dhjetor.
Gjithashtu, me Gërvallën do të flasim për fushatën që po zhvillohet, synimet e GUXO-së, si dhe për mundësinë e një koalicioni paszgjedhor me partitë tjera që ishin në opozitë.
Me cilën nga partitë që ishin në opozitë preferon koalicion Partia GUXO?
Sa ulëse në Kuvend synon GUXO t’i marrë në këto zgjedhje?
Këto dhe shumë të tjera mund t’i ndiqni sot në emisionin ‘DPT te Fidani’ me Fidan Jupollin nga ora 17:45 në Klan Kosova dhe në kanalin zyrtar në Youtube.