Lajmet e fundit

Kur këngëtarja australiane, Natalie Imburlgia, publikoi hitin e saj “Torn” në vitin 1997 kjo këngë lansohej në radiot australiane më shumë se 75 herë në ditë, e tërë kjo gjë zgjati për një dekadë.
E këtu lind pyetja nëse kënga “Torn” është kënga më e lansuar në radio në të gjithë botën?, transmeton Klan Kosova.
Jo, nuk është.
Më poshtë mund të shikoni listën e këngëve që janë dëgjuar më së shumti në radio e televizion.
“Yesterday” nga The Beatles është transmetuar 7 milionë herë që prej kohës kur është lansuar kjo këngë.
Natyrisht që kjo gjë nuk ju surprizon, sepse pothuajse nuk ka njeri që nuk e ka dëgjuar njëherë këtë këngë.
Por, prapë kjo nuk është kënga më e transmetuar në radio e në televizione.
Kënga më e transmetuar është “You’ve Lost That Loving Feeling” nga The Righteous Brothers është transmetuar 8 milionë herë që prej lansimit në vitin 1964.