Lajmet e fundit

Për çka është e famshme Kim Kardashian?
Kim Kardashian u bë kryetitull i mediave rozë në vitin 2007 kur një video seksuale që për personazhë kishte atë dhe ish të dashurin Ray J u publikua në internet.
Më vonë gjatë këtij viti, Kim dhe familja e saj filluan të shfaqen në showun televiziv “Keeping Up with the Kardashian".
Pas këtij show, u zhvilluan edhe dy të tjerë, “Kourtney and Kim Take New York” and “Kourtney dhe Khloé Take Miami”.
Qysh atëherë, ajo ka bërë edhe disa paraqitje të tjera televizive, në “Dancing with the Stars” si dhe si anëtare mysafir e jurisë në “America’s Next Top Model”.
Ajo është paraqitur në shumë kopertina të revistave dhe madje ka bërë edhe një paraqitje në filmin "Ocean’s 8".
Ajo konsiderohet nga shumë si ikonë kulturore e kësaj epoke të “selfieve”.
Cila është pasuria e Kim Kardashian?
Sipas Forbes, pasuria e Kim Kardashian West ishte 350 milionë dollarë në vitin 2018.
Një pjesë e konsiderueshme e kësaj pasurie vjen edhe nga të ardhurat e linjës së saj të grimit KKW Beuaty, që ajo e zotëron 100 % të biznesit.
Sipas kësaj reviste, ky biznes ka arritur të sjellë 100 milionë të ardhura në vitin e kaluar.
Kim Kardashian është listuar e 54-ta në listën vjetore të grave amerikane që janë pasuruar vetë.
Motra e saj, Kylie Jenner, po ashtu zotëron një biznes të tillë dhe parashikohet se do të bëhet miliarderja më e rë në botë, që ka arritur të fitojë pasurinë vetë./ Klan Kosova