Personat që vuajnë nga diabeti duhet të tregohen të kujdesshëm me ushqimet e tyre ... duke përfshirë edhe bukën.
Alternativa më e mirë për diabetikët është buka e cila përmban më shumë fibra.
Sipas ekspertëve, tërshëra dhe embrioni i grurit janë ndër drithërat më të shëndetshme.
Një bukë e shëndetshme duhet të përmbajë përbërës të pasur me proteinë, yndyrna të mira dhe fibër. Këto përbërës do të pengojnë rritjen e shpejtë të nivelit të sheqernave në gjak.
Për përgatitjen e bukës me këto cilësi mund të zëvendësohet mielli i bardhë me atë të bajameve apo të farave të lirit.
https://klankosova.tv/gatuani-me-miell-bademi-qe-te-humbisni-peshe/
●●●
ASHKRIMI NGA
A.B
Editorial nga Klan Kosova — ndjek shëndet dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.