Lajmet e fundit

Më shumë se 70 mijë dollarë amerikanë, janë derdhur në xhirollogarinë e hapur për çiklisten e cila u pushua nga puna e saj, pasi u raportua se bëri një gjest jo të hijshëm ndaj Presidentit amerikan Donald Trump.
Më shumë se 3 mijë donacione- prej 5$ deir në 250$, u hapën nga 6 nëntori, kur kampanja GoFundMe u krijua në emër të Juli Briskman, transmeton Klan Kosova.
Pamjet e momentit kur Briskaman ngriti gishtin e mesëm ndaj Presidentit Trump, u kap nga fotografët e lajmeve.
Raportohet se ky akt ndaj presidentit amerikan, ndodhi pasi eskorta e Trumpit e kaloi atë më 28 tetor kur u largua nga Trump National Golf Course në Sterling të Virxhinias.
Fotografia me tu ndar në rrjete sociale mori dhenë dhe u vërshua nga klikimet, transmeton Klan Kosova.