Vashat e Kosovës e nisën me humbje FIBA U16 Women’s EuroBasket, Divizioni B, në Konya të Turqisë.
Në ndeshjen e parë, kishin përballë Turqinë, dhe përkundër maksimumit që dhanë basketbollistet, pësuan me shifrat 45:105 (10:12, 6:38, 13:26, 16:29).
Periudha e parë ishte e baraspeshuar, por nga periudha e dytë, vendaset filluan shkëputjen dhe fituan me 60 pikë dallim.
Te Kosova, Gerta Hoti kishte nëntë pikë e 12 kërcime, derisa Klea Gashi 15 pikë.
Nesër Kosova do të ndeshet me Ukrainën nga ora 18:00, derisa më pas do të ndeshet me Sllovakinë dhe Islandën.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.